Home Shqipëri
Video 72 minuta e nuses: Më ndjekin xhindët pasi vrava vjehrrën
Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë në Kamzë ku nusja e re 21-vjeçare ka vrarë vjehrrën e saj.

Ngjarja ka ndodhur 1 vit më parë, por vetëm dy ditë më parë ajo është vënë në pranga bashkë me 3 persona të tjerë.

Në pranga ka rënë bashkëshorti i viktimës, një i afërm dhe hoxha e zonës, Hysen Shehu, për moskallëzim krimi.

Nusja, Marjana Cmeta është vënë në pranga pasi ajo pak muaj më parë ka rrëfyer tek hoxha e zonës mbi krimin makabër që kishte kryer.

Hoxha Hysen Shehu kishte regjistruar të plotë rrëfimin e nuses dhe ia kishte treguar bashkëshortit të viktimës dhe një të afërmi.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se rreth ngjajres makabre ekziston një video 72 minutëshe, ku nusja i rrëfehet gjërë e gjatë hoxhës.

Hoxha Hysen Shehu ai që ka thirrur bashkëshortin e viktimës, Agim Saliun dhe i ka treguar mbi rrëfimin që kishte bërë nusja e djalit të tij.

Ai nuk ka pranuar të marrë video-regjistrimin dhe është munduar të fshehë ngjarjen.

"Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë. Po përpëlitej.

Donte të hapte dritaren dhe të kërkonte ndihmë. Aty mendova se mora fund. E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot..."- ka thënë nusja vrasëse.

Por si u zbulua nga prokuroria krimi makabër i nuses 21 vjeçare?

Pavarësisht se ai ishte në dijeni në krimit të rëndë, bashkëshorti i viktimës ka shkuar herë pas here të ankohej pranë prokurorisë se nuk po hidhej dritë mbi këtë ngjarje.

Mbi krimin e rëndë dyshonte edhe djali i viktimës, bashkëshorti i nuses, Oltjoni ka thënë në prokurori se ekzistonte një video që dëshmonte gjithçka.

Pas krimit të rëndë, Oltioni ishte larguar nga shtëpia dhe kishte braktisur 20-vjeçaren, e cila ishte edhe shtatzënë. /albeu.com/






Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Pas ndarjes me Mimozën, Seldi nuk i kursen thumbat për "armiqtë"
Caktohen prokurorët e rinj për Shullazit por emrat mbahen sekret
Mjekët bëjnë deklaratë për shtyp, kur ky detaj në mur i çuditi të gjithë (FOTO LAJM)
E FUNDIT/ Plas në prokurori, 10 prokurorë padisin Arta Markun
Deklarata "bombë" e Kryemadhit: Në Vlorë është gjetur një shtetas me kokë të prerë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media