Home Shqipëri
Kunati tregon skemën e tmerrit: Si e gjeta Lirinë të vrarë nga nusja (FOTO LAJM)
Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e vjehrrës, Lirije Lami në Kamzë nga nusja e saj e re, 21-vjeç.

Në polici, Marjana e ka pranuar autorësinë e krimit duke deklaruar se i ka dhënë lëng portokalli me helm vjehrrës së saj.

"Kur erdhi brenda i dhashë lëng portokalli. Në pije i kisha hedhur fostoksinë.

E mbylla në dhomë, por zëri i saj në agoni sa vinte e rritej. Hyra në dhomë. Me xhaketën e leshit u mundova t'i zija frymën, ta mbytja. S'e mbyta dot"- mësohet se ka thënë ajo në polici.

Ditën e djeshme policia zbardhi ngjarjen e ndodhur një vit më parë, pas një video të rregjistruar nga një hoxhë, ku e reja i kishte rrëfyer ngjarjen e rëndë.

Marjana u arrestua së bashku me vjehrrin e saj Agim Lima dhe 2 persona të tjerë të cilët dyshohen se nuk kallëzuan ngjarjen pas tregimit të videos nga hoxha.

Ditën e sotme në një prononcim për TCH, djali i viktimës Oltian Lima ka rrëfyer se pas disa kohësh marrtesë, 21 vjeçarja mendonte se mamaja e tij ishte një magjistare dhe se kishte deklaruar që do ta vriste.

E ndërsa kinati i viktimës ka rrëfyer se si e gjeti në tokë viktimën pas vdekjes.

Ditën e ngjarjes, Lirija kishte ardhur të shiste qumësht dhe nuse e vjehrrë janë gjetur vetëm.

"Erdhi Mariana më thirri e më tha; o xhaxh hajde se i ka rënë të fikët mamit!

Hyra në shtëpi me vrap tek dhoma e gjumit e Liries e kam gjetur në pozicion të ulur (në dysheme dhe mbështetur tek krevati i fjetjes).

I thashë (Marianës) çfarë ka Liria? Më tha, që i ka rënë ajo (mbajtësja) e perdes"- tregon Vehbi Lami, kunati i të ndjerës. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Basha tregon publikisht emrin e biznesmenit që do ndërtojë pallate në Unazën e re
Rama premtoi përgjysmimin e tarifave, Kryemadhi e akuzon se po gënjen
Fenomeni i frikshëm, pse po vdesin foshnjet nëpër spitalet shqiptare
Një trup i pajetë gjendet në Sarandë, dyshimet e para
Protesta e studentëve, Fakulteti i Ekonomikut formulon kërkesa të reja

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media