Home Shqipëri
Dëshmia që fundos Olesian: Më mori kursimet e fundit për vajzën e sëmurë (VIDEO)
Olesia Duka, dentistja e VIP-ave vazhdon të jetë pas hekurave për akuzën e rëndë "mashtrim me shuma të mëdha parash".

Ajo akuzohet se ka mashtruar 11 biznesmenë të njohur duke u marrë atyre shumë të çmendura parash, duke mos ua kthyer më kurrë.

Ndërkohë që ajo pretendon pafajësinë nga burgu, një dëshmi po e çon drejt fundit dentisten simpatike.

Fjorza Mullai ka rrëfyer se si dentistja Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro, të cilat i kishte kursyer për të kuruar vajzën e saj, që ishte me fibrozë cistike.

Olesia i mori shumën e parave të kursyera për vajzën, duke i premtuar se do të ndikojë te deputetët të miratojnë në parlament ligjin për kurimin e kësaj sëmundjeje dhe trajtimin e fëmijëve.

Mesh lotësh, ajo tregoi se dentisja ka bërë më shumë se mashtrim, pasi iu ka shkurtuar jetën fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje, ilaçet e të cilëve kapin vlera marramendëse, shkruan Report Tv.

"30 mijë euro, pothuajse gjithë lekët që unë kisha. Arriti të krijonte tek unë një besim që vërtet mund të më ndihmonte për atë që ne kishim nevojë, që mund të kalonte ligjin në Parlament.

Shteti ka një përgjegjësi shumë të madhe në këtë pjesë, sepse na detyron të marrim masa alternative të besojmë çdo lloj njeriu, sepse ata nuk bëjnë punën e tyre dhe shkurtojnë jetën fëmijëve tanë, duke mos iu dhuruar atë për të cilën kanë nevojë, ilaçe, spitale", tha Mullai. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ngordhin peshqit në Drin, ja shkaku
Makina përplas rëndë këmbësorin te Rruga e Dibrës
Berisha: Rama po u shet detin grekëve në këmbim të hapjes së negociatave
Zhduket 96-vjeçari, i gjithë fshati në kërkim, kërkohet edhe ndihma e ushtrisë
Firmoset koncesioni i kontrollit të karburanteve për 20 vjet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media