Home Shqipëri
Doni shtëpi falas? Qeveria ju kërkon të thoni se jeni gej ose lezbike
Komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë ka shtyrë dje miratimin nen për nen të projektligjit për “strehimin social”. Shkak për këtë shtyrje janë bërë amendamentet e Komisionit të Ligjeve për nismën ligjore, që sipas kryetarit të Komisionit, Petrit Vasilit, prekin rreth 90 për qind të projektligjit.

“Ndryshimet e propozuara, qoftë edhe rekomandimet për propozime, ndikojnë 90% të ligjit. 90 % e ligjit, që ndryshohet brenda procedurave parlamentare, është një pamundësi e plotë politike në radhë të parë, por kurrsesi nuk mund të prekin me të gjithë instrumentet parlamentare që ne kemi thuajse 90% të ligjit. Për këto ndryshime kërkohet edhe një shprehje të vullnetit politik: të ministrit dhe qeverisë për një dakordësi tërësore të ligjit”, tha Vasili.

Propozimi i tij u pranua nga socialistët në Komisionin e Shëndetësisë. Por LGBT, të cilët janë viktima për shkak të orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi, që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjafpropozimet e reja të Komisionit të Ligjeve, janë propozuar ndryshime teknike edhe për strehimin e komunitetit LGBT.

Këta të fundit do të mund të përfitojnë strehim falas vetëm në rast se vërtetohen se janë viktima të dhunës apo janë në pamundësi financiare.

“Individët që i përkasin komunitetit tueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në neni”, thekson neni i propozuar nga Vasilika Hysi. Ndërkohë që në listën e kategorive që përfitojnë me përparësi strehim social janë dhe zjarrfikësit. Ndërkohë që, një nen i debatuar ka qenë dhe ai që detyron sipërmarrësit që për çdo 2 mijë metra katrorë ndërtim, të sigurojnë 50 metra katrorë për banesë sociale. Sipas propozimeve të reja, ndërtuesit do të falin 2.5% të sipërfaqes së ndërtimit dhe do të përfitojnë lehtësi fiskale. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ngordhin peshqit në Drin, ja shkaku
Makina përplas rëndë këmbësorin te Rruga e Dibrës
Berisha: Rama po u shet detin grekëve në këmbim të hapjes së negociatave
Zhduket 96-vjeçari, i gjithë fshati në kërkim, kërkohet edhe ndihma e ushtrisë
Firmoset koncesioni i kontrollit të karburanteve për 20 vjet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media