Home Shqipëri
4740 vende të lira pune, ja ku mund të drejtoheni
Rreth 48.374 punëdhënës janë regjistruar në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, ku dhe kanë publikuar vendet e lira të punës në kompanitë e tyre, ndërkohë që në total janë rreth 4740 vende pune vakante.

Ajo që vihet re, është se bizneset kërkojnë më së shumti punëtorë krahu me, një pozicion që në fakt nuk kërkon as kurse profesionale.

Nga lista e vendeve vakante të publikuara online vihet re gjithashtu se ka kërkesë të lartë për zanate, si rrobaqepës, prestart, fadromistë, xhenerikë, vinçierë, saldatorë, këpucarë, shoferë, hidraulikë, marangoz etj.

Megjithatë në listën e vendeve të lira të punës e gjejnë veten edhe punëkërkues me profesione që kërkojnë arsim të lartë, si inxhinierë, ekonomistë, specialistë të rrjeteve kompjuterike, bankierë, programues, etj. Vendet e punës janë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Basha më hënksh Edi Ramën", vota e studentit në Kuvendin e PD-së thyen rrjetin (FOTO LAJM)
Përse duan të ikin shqiptarët nga vendi?
Ambasada e SHBA njoftim gjithë nxënësve: Keni afat deri nesër
Afrohen festat pakësohen blerësit
Kërkuan dorëheqjen e tij, dekani Kule reagon ndaj studentëve (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media