Home Shqipëri
Kisha katolike në Elbasan merr tapinë nga Rama
Merr fund odiseja e pronësisë së Kishës Katolike në Elbasan. Pas dy dekadash betejë ligjore për pronësinë e truallit, mes kishës dhe disa pronarëve ku përfshihej dhe bashkëshortja e ish Presidentit Bujar Nishani, tashmë Kisha zotëron certifikatën e pronësisë.

Pasi qeveria kompensoi pronarët nëntorin e vitit të shkuar, kryeministri Rama i dorëzoi dokumentin Kishës Shën Piu X.

“Më vjen shumë mirë që sot ne i japim fund një kalvari shumë të gjatë, një kalvari absurd dhe të dhimbshëm për komunitetin katolik dhe për Kishën Katolike shqiptare, e cila, pasi kaloi përgjatë flakëve të ferrit të diktaturës, u desh të ndeshej për çerekshekulli me flakët e ferrit të administratës. Praktikisht, siç edhe e dini, u kërcënua seriozisht në ekzistencën e saj këtu në Elbasan dhe më vjen mirë që, përfundimisht, përgjithmonë, nga sot kisha do disponojë pronën e saj të regjistruar dhe të patundur dhe të patundshme më,” u shpreh Kryeministri.

Nunci Apostolik në Shqipëri, Charles John Brown i ka shprehur Kryeministrit Edi Rama mirënjohjen e veçantë për mbështetjen edhe në emër të Papa Franceskut për këtë akt. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

//
Shkruani komentin tuaj!
 
Zbulohet misteri i madh i diktaturës, sa e kishte rrogën Enver Hoxha?
E shtuna e zezë, një person gjendet i pajetë në Gramsh
U përfol si lideri më i gjatë, Rama qenka shkurtuar 4 centimetra
Tjetër tragjedi në Korçë, vetëvaret 55 vjeçari
Aksident i frikshëm në Elbasan, shoferja përplas për vdekje 60 vjeçarin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media