Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 51 vjeçari në spital
Një person ka mbetur i plagosur më armë zjarri në Vlorë pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë “Shkollës së Naftës”.
I plagosuri, Arsen Gerbi, rreth 53 vjeç, është dërguar në spital dhe sipas të dhënave të para ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Një hetim ka nisur për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve të ngjarjes.
53 vjeçari është qëlluar me një plumb në këmbë nga një person akoma i paidentifikuar.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e arrestimin e autorit. /albeu.com/