Home Shqipëri
AMF, pranë studentëve të Universitetit "Fan S. Noli" në Korçë
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi ditën e hënë, më datë 16 prill 2018, ora 11:30, një leksion të hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë.

Gjatë aktivitetit u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit “Fan S. Noli” nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Z. Ervin Koçi dhe Rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, Prof. Dr. Ali Jashari.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Zv/ Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Z. Ervin Demo.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Z. Koçi theksoi se edukimi financiar në lidhje me tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së, për të rritur njohuritë dhe ndërgjegjësimin te publiku është shndërruar në një nga prioritetet e punës së Autoritetit.

Për këtë arsye, Autoriteti synon që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të përfshijë në kurrikulat shkollore disa njohuri të përgjithshme mbi tregjet nën mbikëqyrje.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të AMF-së rritja e ndërgjegjësimit dhe edukimit financiar sjell një mbrojtje më të mirë të konsumatorëve.

Z. Koçi theksoi se të gjitha vendimet e marra vitin e kaluar, por edhe ato gjatë këtij viti kanë qënë në funksion të mbrojtjes së konsumatorit dhe investitorit.

Z. Koçi i inkurajoi studentët të bëhen pjesë aktive e Konferencës së parë Kombëtare me titull: “Problemet dhe sfidat e zhvillimit të tregjeve nën mbikëqyrje dhe rëndësia e edukimit financiar”. Ata mund të kontribuojnë me punime të ndryshme për çështje që lidhen me tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit.

Nga ana e tij, Rektori Jashari u deklarua besimplotë se marrëveshja e nënshkruar mes dy institucioneve do të jetë me përfitim reciprok. Ajo do t'i shërbejë studentëve të universitetit, duke i krijuar mundësinë e intershipeve pranë Autoritetit.

Ndërsa Zv/Ministri Demo falenderoi Autoritetin për nismën e nisur për edukimin financiar dhe u shpreh i hapur për thellimin e bashkëpunimit në funksion të rritjes së njohurive tek të rinjtë. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Ancelotti "shpërthen" ndaj serbëve: Vetëm këtë dinë të bëjnë
Tragjike, i riu nuk e di që kushëriri i ka ndërruar jetë: Është në dhomën tjetër (VIDEO)
"E vemë me bast kush ka më shumë flori?" Rrjeti plas gazit me sfidën e Metës ndaj Papës (FOTO LAJM)
E FUNDIT/ Kallëzohet në prokurori Erion Veliaj
Ndodh në Tiranë: Pas sherrit plagos me mjet prerës 40-vjeçarin

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media