Home Shqipëri
430 mijë euro kokainë, 4 "bossat" shqiptar bëjnë namin në Itali
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane e cila trafikonte kokainë.

Operacioni është zhvilluar mes Italisë, Belgjikës dhe Shqipërisë dhe në pranga kanë rënë 7 persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 4 shqiptar dhe 3 italianë.

Hetimi ka nisur tetorin e shkuar, ku gjatë një operacioni ranë në pranga 18 persona, të cilët akuzoheshin për krime dhe lidhje me mafien "Ndragheta".

Në pranga kanë rënë Aleks Boçi, 38 vjeç dhe Florian Prendi, 31 vjec, të cilët drejtonin trafikun e drogës mes Amerikës së Jugut, Evropës së Veriut dhe Romës.

Droga e llojit kokainë vinte më tej në kryeqytetin italian dhe shpërndahej nga Claudio Cesarini 47 vjeç, e Daniele Ferri 41 vjeç.

Gjithashtu, në trafikimin e lëndës narkotike ishin të përfshirë edhe Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdhjea 38 vjeç, të cilët janë arrestuar.

Sipas mediave italiane, droga e sekuestruar kap vlerën prej 430 mijë euro. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
I vunë eksploziv në makinë, zbulohet 38 vjeçari që ishte brenda
Eksploziv makinës në Fier, drejtuesi i mjetit ndodhej brenda kur shpërtheu
Politikanët në inagurimin e Gulf, çfarë tha Gjiknuri teksa festonte (VIDEO)
Mbushën makinën luksoze plot me drogë dhe mijëra euro, në pranga çifti shqiptar
6 vite pa fëmijë, çifti nga Tirana merr dhuratën më të bukur

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media