Home Shqipëri
13 mijë euro borxh, dy durrsakët marrin peng e dhunojnë biznesmenin
Dy vëllezër në Durrës kanë rrëmbyer dhe dhunuar barbarisht një sipërmarrës në Durrës.

Shkak për këtë ngjarje ishte një borxh që biznesmeni u kishte dy vëllzërve dhe nuk ua kishte kthyer.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në zonën e Plazhit.

Sipas policisë, dy vellezërit J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, rrëmbyen shtetasin K.P, sipërmarrës në fushën e ndërtimit, (merrej me instalime elektrike dhe hidraulike).

Ata e kanë mbajtur të izoluar për disa orë dhe e kanë rragur barbarisht 33-vjecarin dhe më pas e lanë sërish të lirë.

Sipas burimeve nga policia, vëllezërit përdoren makinën (Audi) e shokut të tyrë për të kryer rrëmbimin e 33-vjeçarit me orgjinë nga Berati dhe më banim në Durrës.

Policia u vu në dijeni nga një banor i zonës, i cili kishte parë ngjarjen dhe kishte mbajtur mend targën e makinës.

Duket kur agresorët kanë ndjerë policinë e kanë lënë të lirë te Ura e Dajlanit.

I tromaksur, 33-vjeçari i është drejtuar policisë për mbrojtje duke treguar me detaje konfliktin dhe atë që i kishte ndodhur pasditen e së dielës gjatë rrëmbimit.

Sipas tij, bëhet fjalë për një borxh të pakthyer prej 13 mije eurosh. Ai u kishte blerë një apartament vëllezërve dhe u kishte edhe 13 mije euro për të plotësuar shifrën për të cilën kishin rënë dakord. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Opozita merr vendimin, kur do të jetë protesta tjetër e madhe
"Ta shporrim kalbësirën", Berisha reagon ashpër pas sfidës së Ramës
Shishe alkooli e mijëra euro, del videoja e shqiptarëve në burgun grek (VIDEO)
15 vite në depresion, i riu u kërkon falje prindërve
Nëna lë pas mentalitetin, ndihmon vajzën të rrisë fëmijën pa baba

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media