Home Shqipëri
Bizhuteri e para, si u vu në pranga specialisti i vjedhjeve në Sarandë
Djali që shikoni në foton e bashkëngjitur lajmit është shtetasi Dhimitri Terolli.

Ai është vënë në pranga për një sëri vjedhjesh në qytetin e Sarandës ku 24-vjeçari rezulton se ka kryer gjashtë vjedhje brenda një muaji.

Nëpërmjet një njoftimi të dhënë, rezulton se i riu është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera të kryera, të cilat tashmë janë ngjarje të dokumentuara.

VJEDHJET

Më datë 12.03.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

Më datë 24.03.2018, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

Më datë 29.03.2018, në lagjen ”Nr.3.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

Më datë 03.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

Më datë 05.04.2018, në lagjen ”Nr.1.”, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj..

Shtetasi rezulton me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Na vret Zoti, nuk ankohemi për ty! Shaqoja tallet publikisht me Ramën (FOTO LAJM)
Mjekët e QSUT-së realizojnë për herë të parë operacionin e rrallë (VIDEO)
100 mijë euro kursime në pak vite, kjo është gjyqtarja që kalon sot në sitën e Vettingut
Sot përcillet për në banesën e fundit kameramani i njohur
Moti për ditën e sotme, priten reshje në këtë zonë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media