Home Shqipëri
Kush është prokurorja e parë që kalon në "sitën" e Vettingut
KPK kalon në sitën e Vettingut prokuroren e Prokurorisë së Apelit në Shkodër, Besa Nikëhasani.

Prokurorja Besa Nikëhasani është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP.

Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare.

Ajo fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

Seanca e KPK nisi në orën 11:00.

Pasuria

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë që prokurorja Nikëhasani nuk zotëronte pasuri në vitin 2003, ndërkohë që në vitin 2015 ajo shfaqet me një pasuri familjare prej 18.1 milionë lekë. Rritja mesatare vjetore e pasurisë familjare të Znj. Nikëhasani llogaritet në 1.5 milionë lekë.

Të ardhura kryesore familjare të krijuara gjatë periudhës deklaruese kanë si burim kryesor pagën e subjektit nga funksioni dhe pagën e bashkëshortit , që zënë respektivisht 51.7 % dhe 27.6 % e të ardhurave totale të familjes Nikëhasani.

Një pjesë të rëndësishme tek të ardhurat familjare të subjektit bën pjesë dhe një vendim gjyqësor për shkarkim të padrejtë nga detyra të bashkëshortit ë prokurores, Aleks Nikëhasani, me vlerë 2.1 milionë lekë, si dhe fitimi nga shitblerja e pronave dhe automjeteve.

Bashkëshorti i subjektit ka blerë në vitin 2006 një automjet tip Benz 200 me vlerë 700 mijë lekë, dhe pasi e ka përdorur për katër vite e ka shitur për 800 mijë lekë në vitin 2010.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që janë identifikuar gjatë kontrollit.

Nga 12 deklarata pasurie që iu nënshtruan kontrollit aritmetik-logjik, tre deklarata rezultojnë me probleme me një vlerë të pajustifikuar prej 4 milionë lekësh.

Një tjetër flamur i kuq i indetifikuar nga analiza e deklaratave lidhet me mospërputhjen e gjendjes "cash", pasi gjendja e akumuluar nuk përputhet me shtesat dhe pakësimet e deklaruara vit pas viti.

Gjithashtu origjina e asetve nga të cilat Znj. Nikëhasani deklaron fitime nga shitja ose qiradhënja është e paqartë.

Në lidhje me të ardhurat që përfiton nga qiraja e lokalit në Lezhë me vlerë 400 mijë lekë dhe 480 mijë lekë (përkatësisht në vitin 2014 dhe 2015) sipas kontratës dt. 05.03.2014 të objektit me sip 150 m2, zona kadastrale ___ , nuk rezulton që ky objekt me këto të dhëna të jetë deklaruar nga subjekti në deklaratat e pasurisë.

Ne vitin 2010 ka deklaruar shitjen e një toke ne emër te vjehrrës me sip.2040 m2 në shumën 500 000 lekë, të padeklaruar më parë. Nga të dhënat e deklaratës së vitit 2004 ka deklaruar tokë me sip.4500 m2 nga e cila është shitur 3000 m2. Pra sipërfaqja e ngelur është 1500 m2 dhe nuk mund të jetë e njejta tokë që është shitur në vitin 2010. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Opozita merr vendimin, kur do të jetë protesta tjetër e madhe
"Ta shporrim kalbësirën", Berisha reagon ashpër pas sfidës së Ramës
Shishe alkooli e mijëra euro, del videoja e shqiptarëve në burgun grek (VIDEO)
15 vite në depresion, i riu u kërkon falje prindërve
Nëna lë pas mentalitetin, ndihmon vajzën të rrisë fëmijën pa baba

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media