Home Shqipëri
Nuk justifikoi pasurinë, prokurorja e Shkodrës rrezikon të shkarkohet
Prokurorja Besa Nikëhasani rrezikon të mos e kalojë testin e Vettingut pasi nuk ka mundur të justifikojë pasurinë.

Sipas KPK, nga hetimi 6 mujor nuk e kalon kriterin e pasurisë.

Sipas raportit të ILDKP, prokurorja rezulton e pastër dhe me deklarim të rregullt pasurie, por KPK ka shkuar edhe më tej duke bërë edhe një hetim të thelluar administrativ, nga ku rezultoi se NIkëhasani dhe bashkëshorti i saj kanë bërë deklarim të rremë dhe s’kanë të ardhura të mjaftueshme për pasurinë që kanë aktualisht.

Bëhet fjalë për një apartament në Lezhë, dy garazhe dhe një fuoristradë me vlerë rreth 20 mijë euro.

Argumentet që ka dhënë prokurorja në seancë duket se nuk e kanë bindur trupën gjykuese, pasi apartamenti me vlerë 90 mijë euro është shlyer në një kohë të shkurtër prej 10 vitesh, ndërsa për makinën e shtrenjtë është justifikuar duke thënë se ka 3 fëmijë dhe i duhet të shkojë çdo ditë nga Lezha në Shkodër.

Kujtojmë se Besa Nikëhasani kandidon për në këshillin e lartë të prokurorisë dhe në seancën e sotme nuk kishte zgjedhur avokat.

KPK deri tani ka shkarkuar dy gjyqtarët Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjeva, me argumentin se nuk justifikojnë dot pasuritë. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Monika dhe Basha shpëtojnë mandatet nën kauzën e studentëve
Rama i krahason me kafshët studentët që refuzojnë të flasin me të
Pse studentët nuk duhet të ulen me Ramën
Del në dritë një tjetër bllok banimi në Laprakë, ja transformimi
Rama mban peng studentët e Kamzës, qëllohet me vezë kryeministria

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media