Home Shqipëri
Zbardhet plagosja dje në Vlorë, arrestohet edhe pronari i lokalit
Policia ka zbardhur ngjarjen endodhur ditën e djeshme në lagjen "Rilindja", ku mbeti i plagosur me armë zjarri një shtetas.

Policia bën me dije se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Arrestohet në flagrancë pronari lokalit ku ndodhi ngjarja.

Pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen "Rilindja", ku brenda ambjenteve të një lokali mbeti i plagosur më armë zjarri shtetasi A.G., 51 vjeç, strukturat e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë, organizuan punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga hetimet paraprake të kryera ka rezultuar se autori, shtetasi T.B., ka shkuar në ambjentet e lokalit të shtetasit Vladimir Nuhaj dhe ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A.G., si dhe i ka marrë një shumë lekësh.

Në përfundim të hetimeve paraprake Policia ka bërë shpalljen në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit, shtetasit T.B..

Gjithashtu është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit :

Vladimir Nuhaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i tij pasi nuk e ka kallëzuar krimin, ka penguar në zbardhjen e ngjarjes, si dhe në lokalin e tij organizonte lotari të palejuara.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasit T.B., për veprat penale "Vjedhja me armë", dhe "Plagosje e lehtë me dashje", si dhe në ngarkim të shtetasit Vladimir Nuhaj për veprat penale "Moskallëzim krimi", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Organizimi i lotarive të palejuara", të parashikuara nga neni 140, 89, 300, 301 dhe 197 të Kodit Penal. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kapet në Holandë mbi 1 ton kokainë e fshehur mes peshkut
Shaqirit i bëjnë "gropën" te Liverpool, lihet jashtë (VIDEO)
I propozon për martesë, këngëtari shqiptar ndërpret koncertin dhe puth fansen
Plumb në kokë, gjendet një polic i vrarë
I priste me armë, kush është 31-vjeçari që u arrestua në Fier

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media