Home Shqipëri
Korrupsion e vepra penale, koha kur Tom Doshi i hapte luftë Ramës (VIDEO)
"Do i them Ramës që sot e tutje nuk ka më paqe mes meje dhe tij, dhe do shikojmë kush do fitojë.

Kur të flas unë do t’i dridhen themelet atij dhe mazhorancës...

Rama është mosmirënjohës, bukëshkelës do ta shikojë në zgjedhjet lokale. Tash sa ka filluar lufta..."

Kështu deklaroi katër vite më parë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi, i cili dje mori vendimin për të mos hyrë kurrë më në SHBA për shkak të korrupsionit.

"Departamenti i Shtetit po njofton publikisht se ka ndaluar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi, sipas nenit 7031 (c) të Aktit të Ndarjeve të Përbashkët të FY 2017, të hyjë në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion"- njoftoi sot ambasada amerikane në Tiranë.

Pavarësisht akuzave dhe kundër akuzave mes tij dhe Ramës, pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Doshi u pozicionua hapur në krah të kryeministrit Edi Rama.

Qeveria Rama ende nuk ka reaguar për ndalimin e Doshit për të shkelur në SHBA. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Opozita merr vendimin, kur do të jetë protesta tjetër e madhe
"Ta shporrim kalbësirën", Berisha reagon ashpër pas sfidës së Ramës
Shishe alkooli e mijëra euro, del videoja e shqiptarëve në burgun grek (VIDEO)
15 vite në depresion, i riu u kërkon falje prindërve
Nëna lë pas mentalitetin, ndihmon vajzën të rrisë fëmijën pa baba

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media