Home Shqipëri
15-vjeçarja e përdhunuar nga fqinji tregon tmerrin: Foshnjen e çova në jetimore
Analiza e ADN-së ka zbuluar të vërtetën e tmerrshme të ngjarjes në Pogradecit, ku një 15-vjecare ra pre e përdhunimit nga nje bashkefshatar.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në mars të vitit 2017, ku e mitura ka denoncuar L. B. duke thënë se e ka përdhunuar duke e lënë shtatzënë.

Fillimisht 55-vjeçari i ka mohuar akuzat duke kërkuar të kryhej testi i ADN-së pasi fëmija të lindte. Edhe pse ai ka mbajtur qëndrim mohues gjatë hetimit, analiza e ADN-së ka konfirmuar atësinë e tij, shkruan Shqiptarja.com.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar vajza 15-vjeçare së bashku me nënën e saj ku mes lotësh kanë treguar se si vijon jeta në familje.

Kushtet e vështira të kësaj familje janë ende të njëjta, dhe plaga e krijuar dhemb çdo ditë e më shumë. Plot ankth e zemërim, nëna ka treguar se familjarët e 55-vjeçarit i shkojnë shpesh në shtëpi duke i ofruar para në këmbim të faljes.

Dhimbja e madhe që i është shkaktuar kësaj familjeje shtohet pas çdo kërcënimi që i bëhet çdo pjesëtari të saj. Nëna shprehet se kjo gjendje është e padurueshme, ndërsa presin që drejtësia të vihet në vend.

“Nuk e liroj atë, kaq kam për të thënë. Çupa e lindi në Pogradec, djali është në shtëpi jetimore, nuk e donte çupa se s’ka takat ta mbajë” – tha nëna.

Vajza 15-vjeçare tregon dramën

Vetëm pak ditë më parë u vërtetua atësia e fëmijës nga analizat e ADN ku 55-vjecari L. B. rezulton babai i fëmijës së ardhur në jetë.

Fëmija i cili i përket gjinisë mashkullore është dërguar në jetimore ndërsa problemet mes dy familjeve vazhdojnë të jenë prezente, ndërkohë që pritet përfundimi i procesit gjyqësor. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tragjike, i riu nuk e di që kushëriri i ka ndërruar jetë: Është në dhomën tjetër (VIDEO)
"E vemë me bast kush ka më shumë flori?" Rrjeti plas gazit me sfidën e Metës ndaj Papës (FOTO LAJM)
E FUNDIT/ Kallëzohet në prokurori Erion Veliaj
Ndodh në Tiranë: Pas sherrit plagos me mjet prerës 40-vjeçarin
Pronari i Fast Food-eve të njohura, kush është biznesmeni që u rrah mbrëmë në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media