Home Shqipëri
Zbardhet mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Meta: Duhet reflektim ndaj raporteve të DASH dhe BE për drogën
Nën drejtimin e Presidentit Ilir Meta u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare.

Çështjet e diskutuara ishin: gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri, Edi Rama.

Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve.

Gjithashtu Presidenti shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti i Republikës, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Lleshaj: Kot po them, po spekuloj, por sasia e parave edhe mund të jetë djegur
Ministri Lleshaj flet për herë të parë rreth vrasjes së Admir Muratajt
U aludua se shqiptarët i vodhën shtëpinë, flet këngëtari grek: Isha në Milano kur ndodhi
Alfred Moisiu: Në Shqipëria nuk dënohen hajdutët dhe kriminelët, por policët dhe mjekët
Shkon të aplikojë për kartën e re të identitetit por rezulton i vdekur që në 2011

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media