Home Shqipëri
Kastro Zizo emërohet ministër, e njofton vetë këngëtari (FOTO LAJM)
Emërimi ministër i këngëtarit i njohur shqiptar, Kastro Zizo, do të ishte befasues për të gjithë shqiptarët, nëse do të ishte i vërtetë.

Por në fakt bëhet fjalë vetëm për një shaka të këngëtarit kontrovers, i cili ka zgjedhur të bëjë shaka nëpërmjet një statusi të publikuar sot në llogarinë e tij në Facebook.

“Miq dua t’ju njoftoj se sapo mora emërimin si ministër i punëve me femrat”, shkruante Kastro, emri i vërtetë i të cilit është Klevis Bega.

Kastro është i njohur për mënyrat nga më të ndryshmet me të cilat tërheq vëmendjen e medieve dhe jo vetëm.

Edhe këtë herë ai ia ka dalë të fitojë një vend në shkrimet e gazetarëve me këtë koment me vetemërimin si ministër i një ministrie të "lakmuar nga të gjithë".
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
FOTO EKSKLUZIVE/ Shijoni fitoren magjike të Kosovës kundër Azerbajxhanit
Banorja e Unazës së Re, akuza të forta për Veliajn: Më vunë kryqin në derë
Kush ka dorë në arratisjen e Gruevskit nëpëmjet Shqipërisë? Flet gazetari shqiptar
Skandal, sharlatani që pretendon se zgjidh halle përmes seksit tmerron njerëzit (VIDEO)
"Të vras po ike", dëshmia rrëqethëse e vajzës shqiptare të trafikuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media