Home Shqipëri
Kushtet e BE-së për Ballkanin të vështira, harron se është "fuçi baruti"
Për herë të parë pas 15 vjetësh, Bashkimi Evropian zhvillon një samit kushtuar Ballkanit Perëndimor me praninë e përfaqësuesve të këtyre vendeve, që, për shkak të protokollit i cili është dakorduar edhe me vendet që nuk e njohin Kosovën, quhen “partnere”.

Me nismë të kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, e me mbështetje të Komisionit Evropian dhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, të enjten (sot), zhvillohet Samiti në Sofje, i cili nuk do të ketë në fokus procesin e zgjerimit të BE-së, por aspekte si konektiviteti, zhvillimi digjital, migracioni, reformat dhe çështje të tjera, të cilat duhet të avancohen në rajon në mënyrë që ai të afrohet me BE-në.

Pa zhvillim ekonomik do të jetë vështirë që vendet e rajonit të Ballkanit të afrohen me BE-në dhe të bëhen të pranueshme për qytetarët e BE-së.

Edhe vetë kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në një konferencë në Sofje në prag të Samitit ka përmendur si shembull se të gjitha gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor së bashku nuk e kanë nivelin e Bruto Prodhimit të Brendshëm sa e ka Sllovakia vetëm.


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
35-vjeçari vdes duke korrur barin në Peqin
Mësuesja përfundon në polici pasi dhunon 10-vjeçarin
E tmershme, të vdekurit në Korçë nxirren nga varri për të varrosur të tjerë
Çmendet moti, breshëri sa një kokërr arre në Gramsh (VIDEO)
Balla për balancë: Basha ka lidhje me 613 kg kokainë të kapur në Durrës

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media