Home Shqipëri
3 shtetas në pranga, policia zbardh përplasjen me armë në Vlorë
Policia e Vlorës ka zbardhur plagosjen e ditës së djeshme në një lokal në qytetin bregdetar.

Policia bëri me dije se ka vënë në pranga tre autoret e identifikuar.

Por edhe të plagosurit gjatë një kontrolli këtij të fundit i është gjetur një sasi me fara kanabisi.

Njoftimi i policisë

Identifikohen autorët të cilët ditën e djeshme plagosën me armë zjarri një shtetas, në lagjen “Pavarësia”.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Eraldo.L. (D)., kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të kësaj ngjarje.

Konkretisht janë shpallur në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e ndalimin e shtetasve:
N.Ç.,(T)., 34 vjeç, banues në Tiranë,
G.GJ., 28 vjeç, banues në Radhimë, dhe
M.A., 25 vjeç, banues në Babicë e Madhe.

Gjithashtu është bërë arrestimi i shtetasit të dëmtuar, Eraldo.L. (D)., 30 vjeç, banues në Llakatund, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij “Range Rover”, u gjetën dhe u sekuestruan 200 fara bimore kanabisi.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar, një gëzhojë arme zjarri, 200 fara bime narkotike kanabisi dhe 2 automjete tip ”Porsche” e ”Range Rover”.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” për tre autorët dhe “Prodhim,shitja e narkotikëve”, për shtetasin Eraldo.L.(D), të parashikuar nga nenet 88 e 25, 278/1 dhe 283 të Kodit Penal. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Droga lumë, sekuestrohet gomonia shqiptare në Bari
Për çfarë është duke u përgatitur ZëvendësKryeministrja Mesi në Amerikë?
E rëndë, 67 vjeçarit i shpërthen bidoni me benzinë
Magazina e pajisjeve elektrike shpërthen në flakë, panik në Tiranë
Moti ndërron sërish mendje, bien ndjeshëm temperaturat

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media