Home Shqipëri
Me armë në brez, policia arreston të fortin e Elbasanit
Policia ka arrestuar një shtetas në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga shtetasin Klement Xhaferrin në lagjen 5 maji në Elbasan.

Ky person sipas policisë është përfshirë në incidentin me policinë tek tregu ushqimor.

Xhaferri është njëri nga personat e hetuar për incidentin me policinë tek tregu ushqimor në Elbasan dhe sipas policisë është një person me precedentë penale.

"Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"- njofton policia. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përgatituni, në këto zona priten reshje bore nesër
Shkundet Shqipëria, ku ranë tërmetet e njëpasnjëshme
Tronditet përsëri Fieri, motoçikleta përplas rëndë 2 vjeçaren
Kthehej nga Anglia, burrelsit i sekuestrojnë mijëra paund në Durrës
Tronditet Fieri, makina përplas dy gra në trotuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media