Home Shqipëri
Përplasi makinën e policisë, dalin pamjet si u kap i "forti" i Elbasanit (VIDEO)
Janë zbardhur pamjet e arrestimit të "fortit" të Elbasanit Klement Xhaferri.

Arrestimi ndodhi në lagjen 5 maji në Elbasan.

Xhaferri është njëri nga personat e hetuar për incidentin me policinë tek tregu ushqimor në Elbasan dhe sipas policisë është një person me precedentë penale.

Njoftimi i plotë i policisë

Elbasan

Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, të personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.

Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe konkretisht:

Në lagjen "5 Maji" në rrugën "Lef Nosi", Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s'ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh”.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tenton të helmojë veten, 29-vjeçarja i pi ilaçet ‘me grushte’
Gruaja masakron fizikisht kunatin në Durrës
Del porta nga shinat, zë poshtë 11-vjeçarin në Kavajë
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj nga Tirana

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media