Home Shqipëri
Në kërkim në Itali, arrestohet në Durrës "hacker-i" i rrezikshëm
Policia ka bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të një shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht, Tedi Hoxha 38 vjeç, banues në Durrës.

38-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia pasi punonte si hacker në Itali.

Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali më datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”,”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Gjendet e vrarë avokatja, kishte lidhje intime me një nga bosët e krimit
Bllokohen mallra kontrabandë, dy të arrestuar, një femër hetohet në gjendje të lirë
8 vite burg nipave të ish-deputetit të PS
Sot u gjenden eshtra, si ndodhi tragjedia me 27 të vrarë në tunelet e Qafë Shtamës më 1997
Kush është bosi që iu sekuestruan 1.2 milion euro në Tiranë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media