Home Shqipëri
E PLOTË/ Rrëfimi tronditëse shqiptares që mbyti dhe hodhi në plehra foshnjen e saj
Fjalët që treguara prej saj janë të pabesueshme për veshët e atyre që i dëgjojnë.

Kështu e nis shkrimin e përditshmja greke, Protothema në lidhje me 19vjeçaren shqiptare që lindi, e mbyti dhe më pas ia dha nënës që t'a hidhte në plehra foshnjen e saj.

Vajza dhe nëna e saj e quajtur Elvira kanë folur para prokurorëve në Athinë duke treguar çdo gjë në lidhje me krimin e kryer dhe gjendjen e tyre familjare.

Albeu.com ka sjellë të përkthyer shkrimin e gazetës greke ku tregohet historia e vajzës 19-vjeçare shqiptare dhe nënës së saj.

Wshtë një histori rrëqethëse e një vajze të rritur nën peshën e fajit se ishte e shëndoshë prej sëmundjes së tiroideve, me një babai që vdiq nga kanceri kur ajo ishte 13 vjeç dhe një nënë në depresion.

Ajo nuk kishte askënd pranë!

Shkrimi i Protothema

Ajo ishte shumë e lidhur me babain e saj, Jorgon, i cili ndërroi jetë nga kanceri kur vajza ishte 13 vjeç.

Kaloi një adoleshencë të vështirë në prani të nënës së saj që kishte kaluar në forma të ndryshme depresioni, pa mundur të kurohej.

Kur hyri në moshën e adoleshencës, ajo filloi të interesohej për veten ashtu siç bëjnë edhe adoleshentet e tjera, por vuri re disa ndryshime të çuditshme në trup. Sëmundja e tiroideve kishte bërë që të shtontë në peshë duke kapur 130 kilogramët.

Vajza sëbashku më nënën e saj Elvira u shpërngulen nga Lemnos në Athinë, një qytet ku vajza nuk njihte askënd.

Shtatëzënia e parë ndodhi kur ajo kishte njohur dikë që ishte shumë i dhunshëm dhe i pëparshtatshëm.

Fëmija u dështua në një spital publik të Athinës. Pas kësaj, ajo filloi të njihej përmes Facebook-ut me djem të tjerë.

Ajo nuk kishte një ambient familjar të përshtatshëm që t'i qendronin pranë për t'a mësuar dhe të ndjente ngrohtësi. Në vitin 2017 u njoh me një tjetër djalë përmes Facebook-ut.

Ata u takuan vetëmnjë herë duke kryer edhe marrëdhënie. Ai nuk e takoi më kurrë.

Vajza filloi të merrte peshë, por ketë ia atribuonte problemit që kishte me tiroidet. Në fillim të dhjetorit filloi të ndjente diçka të çuditshme deri sa zbuloi se ishte shtatzënë.

Ajo verifikoi momentin e fundit kur kishte patur menstruacionet dhe zbuloi se babai ishte djali që kishte njohur disa muaj më parë

Çdo gjë u nxi për të. Ccfarë do të thoshin familjarët, po ata që e njihnin? Ajo ishte shumë e izoluar në shkollë edhe prej pamjes së saj, ndërsa tani me botën e ndante një fëmijë në bark. Kushtet nuk e lejonin të bënte abort pasi fëmija ishte i rritur.

Kështu, mori masat që të fshihte shtatëzëninë. Për të vetmën herë, trupi i saj i shëndoshë i erdhi në ndihmë.

Ajo e kaloi e vetme ngarkesën e rëndë të kësaj barre brenda mureve të shtëpisë. Ajo nuk e kishtë menduar asnjëherë të bënte atë që bëri. Ndoshta edhe tani nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë.

Të shtunën ajo ndjeu një dhimbje të fortë në bark. Ishte hera e parë që kërkoi ndihmën e dikujt. E thirri mbesën në telefon, por më pas i tha të mos bëhej merak se gjithçka kishte kaluar. Ajo e ndjente se ishte në rrezik dhe u mbyll e vetme në tualet. Ajo
e kishte menduar shpesh këtë situatë dhe kishte parë video se si mund të lindesh vetëm.

Kështu, vazhdimisht përpiqej që të përqendrohej duke marrë frymë thellë. Fëmija filloi të dilte, por nuk po mundej më dhe aty thirri nënën që t'a ndihmonte.

Për herë të parë, nëna mësoi se çfarë po ndodhte me bijën e saj. Tualeti ishte shumë i vogël dhe nuk futeshin dot të dyja. Më në fund fëmija doli dhe po ashtu edhe plecenta.

Ishte momenti i parë kur ajo ndjeu se fëmija e kërcenonte. Ai ishte i huaj për të. Kështu i tha nënës që t'i sillte një çantë. Pastaj i tha nënës që të largohej dhe ajo ashtu bëri. Çfarë ndodhi më pas, e bëri ajo vetë me duart e saj. Ajo vetëm i lutej Zotit që t'a falte deri sa ia dha çantën nënës që t'a hidhte në plehra.

Disa ditë më vonë ajo u kthye në shkollë, kurse fëmija ishte gjetur i hedhur në plehra. I dukej sikur të gjithë flisnin për të.

Një ditë, në shkollë u organizua një fushatë dhurimi gjaku dhe ajo shkoi, por mjekët nuk e lejuan të jepte gjak sepse kishte nivel të ulët të rruazave të kuqe. Ky ishte momenti i parë kur filloi të zbulohej gjithçka kishte ndodhur. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
"Bajrat nuk janë banda numër 1 në Shkodër, është kjo familje mafioze"
Basha irritohet me gazetaren: Hiqe celuarin!
Basha kërcënon hapur: Kush vë mina në Teatër, do i vihen në shtëpi
Nuk u ndje rehat, Basha heq xhaketën në studio
VENDIMI/ Që sot e tutje edhe fëmijët nën 6 vjeç do të paguajnë transportin publik

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media