Home Shqipëri
U nda nga Fieraku, gruaja denoncon bashkëjetuesin
Një grua nga Fieri ka shkuar në polici dhe ka denoncuar bashkejtuesin e saj për zhvatje parash.

Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për këtë person, i cili ia kishte marrë këto shuma të mëdha bashkëjetueses nëpërmjet mashtrimit.

Sipas burimeve nga drejtoria vendore e Policisë Fier, sektori për krimin ekonomik e financiar, Më datë 16.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalës së Parë Fier, për shtetasin I.F, vjeç 46, banues në fshatin Cakran, Fier.

Kjo pasi ish bashkëjetuesja E.M, vjeç 43, banuese në Elbasan, kallëzon se gjatë bashkëjetesës e ka mashtruar duke i marrë një sasi eurosh.

Hetimet po kryhen në bazë të Nenit 143/2 të Kodit Penal. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nuk i lejuan të sjellin dru për ngrohje, studentët përplasen me policinë
Studentët nuk tërhiqen, çfarë do të ndodhë nesër
Rama ftesë sërish studentëve, këtë herë me video
Lë jashtë Patozin, Bregun dhe Boden, kush janë propozimet e Bashës
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën këmbësori

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media