Home Shqipëri
PS shpërthen keq, kërkon burg për Bashën
Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka dalë në një deklaratë për mediat vetëm pak minuta më parë.

Ai konsideroi si autor të audiopërgjimit të Agron Xhafajt, Lulëzim Bashën ndërkohë që ai tha se kërkonin “Burg për autorin dhe regjizorin e mashtrimit publik”.

Pjesë nga fjala e Ballës:

Nuk i’a vlen të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu që edhe pa e njohur dhe pa e ditur kush është, si drita e diellit duket qartë që është një mashtrues fare i rëndomtë, i dënuar disa herë dhe për disa lloje veprash penale!

Ajo çfarë duhet të sjellim fort në vëmendjen e opinionit publik dhe veçanërisht të institucioneve përgjegjëse shtetërore, është fakti se është e rrezikshme për fatin e demokracisë skema dhe metoda që përdor PD.

Si mundet një parti politike në një vend të Europës të ketë këtë sjellje me ligjin dhe institucionet?!

Si ka mundësi që një parti politike në një vend europian përfshihet në inskenime mafioze?!

Partia Socialiste do t’i shkojë deri në fund këtij shantazhi kundër shtetit, duke kërkuar të nis një hetim penal ndaj këtij mashtrimi politik, të prodhuar në zyrat e SHQUP.

Një individ me një skedë të rëndë kriminale, brenda e jashtë vendit, që pranon publikisht se është përdorur nga PD për këtë mashtrim, duhet të përballet me drejtësinë, bashkë me regjizorin e tij.

Situata është shumë e rrezikshme!

Ky person duhet ose të merret i pandehur, ose me qënë se PD e konsideron dëshmitarin e saj, të merret në mbrojte të posaçme nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Çdo gjë mundet të pritet nga ata që e thirrën për ta përdorur, për të fabrikuar dëshmi të tilla dhe më pas i prenë biletën për ta larguar nga vendi.

Ky është një sulm i rrezikshëm kundër institucioneve të shtetit, prandaj Prokuroria duhet të veprojë sa më shpejt dhe me sa më shumë vendosmëri për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje.

Jemi përpara një skandali të madh ligjor dhe politik, ndaj Prokuroria të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë për sa më sipër.

Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Vrau gruan 15 vjeçare, historia e tmerrshme e killerit të rrezikshëm të Bajrave
“Një krijesë misterioze po rrëmben fëmijët”, panik në Burrel
Zbulohen emrat e oligarkëve që Basha do t’u sekuestrojë pasuritë
"Bajrat nuk janë banda numër 1 në Shkodër, është kjo familje mafioze"
Basha irritohet me gazetaren: Hiqe celuarin!

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media