Home Shqipëri
Gjyshi i Anxhelës me lot në sy: Më vdiq vajza, tani edhe mbesa
Familjarët e Anxhela Meçanit janë tronditur pas ngjarjes së rëndë në Itali ku 20-vjeçarja pas dhunës barbare dhe hedhjes nga makina, gjeti vdekjen.

Gjyshi i saj tregon momentin kur ka marrë lajmin, që ka qenë jo pak i dhimshëm për të.

Ai tregon se Anxhela gjashtë muaj më parë ka humbur dhe të ëmën e saj, dhe në Itali ishte nisur me një djalë nga Fieri, shkruan Fax web.

"Më merr dhëndërri në telefon, isha duke menduar për gjashtë muajt e çupës, dhe jo mbesën. Ai po qëante dhe më tha ma kanë vrarë Anxhelën në Itali.

Ça thua re Artan i tashë dhe mu shkëput telefoni, erdhën shokët dhe më dhanë një kafe sa mblodha veten.

Për të bërë dokumentat Anxhela u martua me italianin që ishte pak në moshë të madhe", tregon mes të tjerash gjyshi i Anxhelës.

Ai thotë se Anxhela u gllabërua nga burrat që ishte në makinë, dhe më pas është hedhur nga makina me plagë të shumta.

Fjala e fundit e Anxhelës në spital kishte qenë se ajo ishte hedhur vetë nga makina. 'Jam hedhur vetë nga makina', iu kishte thënë mjekëve Anxhela.

Ai djali me të cilën iku Anxhela në Itali, sipas gjyshit e ka dashur shumë mbesën e tij. Ata kërkojnë ndihmë nga mediat dhe nga biznesmenët që të bëjnë të mundur kthimin e trupit të vajzës së tyre nga Italia. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
FOTO EKSKLUZIVE/ Shijoni fitoren magjike të Kosovës kundër Azerbajxhanit
Banorja e Unazës së Re, akuza të forta për Veliajn: Më vunë kryqin në derë
Kush ka dorë në arratisjen e Gruevskit nëpëmjet Shqipërisë? Flet gazetari shqiptar
Skandal, sharlatani që pretendon se zgjidh halle përmes seksit tmerron njerëzit (VIDEO)
"Të vras po ike", dëshmia rrëqethëse e vajzës shqiptare të trafikuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media