Home Shqipëri
1 kg kokainë nën çatinë e makinës, kapet shqiptari (VIDEO)
Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia rrugore në Modena pasi në makinë i është gjetur rreth 1.2 kilogram kokainë.

Ndalimi i korrierit shqiptar erdhi pasi ai po ecte me shpejtësi në autostradë pavarësisht trafikut të rënduar të pasdites së djeshme. Pas ndalimit të makinës Volkswagen Golf me targa italiane, policët vunë re disa shenja të çuditshme njollash në dritat mbi sediljet e pasme.

Kjo gjë u ngjalli dyshime dhe kontrolli i kryer zbuloi në çatinë e makinës sasinë prej 1,184 kg kokainë.

Nga verifikimet rezultoi se shqiptari kishte precedentë penalë për përdorim dokumentash false.

Ai u arrestua për mbajtje dhe trafikim lëndësh narkotike.
Dërgoja mikut në:

//
Shkruani komentin tuaj!
 
PD firmos kontratë lobuese 40 mijë dollar me kompaninë në SHBA
Vodhën endacakun në Tiranë, dënohen me burg dy të rinjtë
Të dënuar më parë për kokainë, kush janë dy porositësit e Toyotës (FOTO LAJM)
Bëri aksident me djalin e Gramoz Ruçit, kush është shoferi i kamionit të milionave
Moti i "çmendur" zgjat edhe pak, kur rriten temperaturat?

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media