Home Shqipëri
37 mijë maturantë kalojnë sfidën e matematikes: Vështirësia ishte mesatare
37 mijë maturantë kaluan edhe sfidën e matematikës, duke e cilësuar një provim të nivelit mesatar. Po ashtu siç ndodhi me provimin e gjuhës dhe të letërsisë, maturantet kanë mundur të nxjerrin nga shkolla tezen e matematikës, e cila u publikua ne rrjetet sociale pak pas nisjes se provimit. Ishin vetë maturantët që pohuan për News24 se teza që qarkullonte virtualisht ishte ajo me të cilën punuan ne provim.

Edhe pse teza e matematikes qarkulloi neper rrjetet sociale, çka le dyshime që shumë maturantë mund ta kenë pasur në dorë, disa maturantë të pyetur nga News24 u shprehen se ishte i pamundur komunikimi me njëri tjetrin apo jashtë mjediseve të shkollës për shkak të masave të rrepta.

Po pas publikimit të tezës se matematikes në rrjetet sociale ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e cila kërkon nga prokuroria nisjen e hetimit te menjëhershëm për të vënë përballë ligjit shkelësit e tij. Ndërkohë që në 20 qershor maturantët i nënshtrohen provimeve me zgjedhje, duke përmbyllur provimet e maturës shtetërore.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Plas tallavaja, Lek Plepi i përgjigjet Noizy-t: Rama, zot shtëpie i rrjedhur (FOTO LAJM)
Çfarë ka ndërmend Edi Rama? Rrethon kryeministrinë me qindra policë
Studentët përzënë nga protesta militantët e partive (FOTO LAJM)
“Nuk na nxë Kryeministria”, studentët i përgjigjen thirrjes së Ramës
Protesta masive para Kryeministrisë, reagon sërish Rama

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media