Home Shqipëri
Berisha: Pas votës në OKB, Rama bën një tjetër akt të shëmtuar kundër SHBA-ve
Botërori i vitit 2026-të, do të zhvillohet në kontinentin amerikan, përkatësisht në 3 vende, SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Por ajo që ka habitur më shumë futbolldashësit shqiptarë ka qenë vota e FSHF-së, e cila ka qenë pro Marokut dhe jo pro perëndimit.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria del hapur kundër Shteteve të bashkuara të Amerikës. Herën e parë me votën e saj në OKB doli kundër SHBA-ve, ndërsa këtë herë doli edhe kundër zhvillimit të Kupës së Botës në ‘tokën e premtuar’.

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar këtë gjë, një akt të shëmtuar dhe antiamerikan. Sipas tij me urdhër të Ramës është vendosur që Shqipëria të votojë kundër SHBA-ve. Gjithashtu kritike kanë qenë edhe komentet e qytetarëve shqiptarë. Lidhur me këtë votë, e cila është konsideruar absurde.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Një akt tjetër i shëmtuar antiamerikan i Noriegës!

Shqipëria me urdhër të Edvinit voton për Marokun dhe kundër SHBA, Kanada e Meksikës për zhvillimin e kampionatit të ardhshëm të futbollit! sb

“Doktor, shife si Shqipëria tradhëtoi Amerikën edhe në FIFA”

https://resources.fifa.com/image/upload/voting-results-for-the-2026-fifa-world-cup.pdf?cloudid=vpnl19m2xr8zk50mnor3
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tenton të helmojë veten, 29-vjeçarja i pi ilaçet ‘me grushte’
Gruaja masakron fizikisht kunatin në Durrës
Del porta nga shinat, zë poshtë 11-vjeçarin në Kavajë
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj nga Tirana

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media