Home Shqipëri
Detajet e reja/ Vdekja e Konstandinës, burg për taksistin grek që e shoqëroi për në Shqipëri
Gjykata e Janinës ka vendosur arrest me burg për taksistin grek që shoqëronte me makinë Konstandina Anagnostin, adoleshenten shqiptare që humbi jetën më 15 Nëntor 2014, nga Janina drejt Sarandës.

Sipas mediave greke prokurori i çështjes kërkoi sot që taksisti të qëndrojë në qeli deri sa të zbardhet ngjarja. Ndërsa kërkesa e tij u aprovua nga Gjykata.

Ende nuk dihet nëse autoritetet e Janinës kanë prova të reja në lidhje me hetimin mbi vdekjen e shqiptares, çka mund t’i ketë shtyrë në marrjen e këtij vendimi.

Më herët këtë javë, në Prokurori dëshmuan 7 persona, të cilët dhanë versionin e tyre lidhur me detajet për të cilat kishin dijeni, e që mund të ndihmonin në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Opozita djeg mandatet, vjen reagimi i Ramës
Veliaj i "shkel syrin" Ramës, shkarkon dy zyrtarët e lartë në Bashki
Një telëfonatë nga Greqia dërgoi RENEA-n për Kacifan në Bularat
Fleckenstein: Detyra e opozitës, alternativë qeverisjeje Brenda (apo jashtë) Parlamentit
Pas demokratëve, edhe LSI djeg mandatet

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media