Home Shqipëri
Jul Deda: Unë dhe 2XL nuk jemi më pjesë e Vizion Plus
Prej shumë vitesh aktori i humorit Julian Deda, është pjesë e spektaklit “Apartamenti 2XL”, në Vizion Plus.

Julian Deda nuk do të jetë më pjesë e Vizion Plus.

Ky lajm i përfolur dhe pak ditë më parë është konfirmuar nga vetë ai, mbrëmjen e djeshme.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Juli shprehet nostalgjik për 9 vite të kaluara në këtë televizion.

"Bashkë me stafin po nisim një rrugëtim të ri në një tjetër TV. Për mua është një rikthim dhe sigurisht përgjegjësia për të bërë diçka të mirë dhe të suksesshme është e madhe", shkruan Juli në Facebook.

Postimi i plotë

Faleminderit Vizion Plus & TRING...!

Në Tetor të vitit 2009 nga një telefonatë e shkurtër (Turi mund ta konfirmojë), nisi bashkëpunimi për të ndërtuar një nga projektet më të dashura të mijat personalisht por besoj edhe të vete televizionit, Apartamentin 2xL.

Kisha udhëtuar në dy televizione të tjera para se të vija në Vizion Plus dhe TRING. Deri në këtë moment kisha provuar edhe suksese por edhe ndonjë shkarje këmbe, sepse kjo është karriera në fund të fundit me ulje-ngritjet e saj. Pas 4 vitesh në Top-Channel dhe 1 viti në Klan, zbarkuam në Vizion Plus dhe TRING. Këtu filloi epoka 2XL.

Gati 9 vite punë të rehatshme. Të rehatshme në të gjitha drejtimet. Është pikërisht kjo, fjala që unë zgjodha për të treguar ndjesinë time në raport me drejtuesit dhe stafin e kësaj kompanie. Në këtë vend, të punosh rehat është gati një luks, që shumë kompani nuk e ofrojnë.

Në Vizion Plus dhe TRING unë e gjeta me shumicë, prandaj kam dëshirë t’i falenderoj shumë përzemërsisht të gjithë, duke filluar nga Turi, e duke vazhduar me drejtuesit Genc Dulakun dhe Rida Dulakun.

I falenderoj për dashamirësinë, korrektësinë dhe mbi të gjitha për lirinë e dhënë në ushtrimin e profesionit, gjë e cila për mua është jetike. I falenderoj dhe i jam gjithë jetën mirënjohës për këtë super bashkëpunim, që po mbyllet pa asnjë hatërmbetje, pa asnjë peng dhe pa as më të voglën mërzitje.

Në këto gati 9 vite, pata fatin të isha dy herë pjesëmarrës në spektaklin e yjeve, në Dancing ëith the Stars Albania, një herë si konkurrent dhe një herë në juri. Gjithashtu një bashkëpunim i shkëlqyer që më ka lënë një mbresë të jashtëzakonshme në karrierën time, për këtë falenderoj me gjithë zemër Holta Dulakun, që më bëri pjesë të produksionit të saj.

U punua shumë në këto gati 9 vite. U prodhuan spektakle si Grand Hotel 2XL dhe patenta e Sketch Shoë Albania, por pa diskutim Apartamenti 2XL është një mrekulli televizive, që bëri historinë e tij dhe këtë histori e bëri pikërisht në Vizion Plus dhe TRING. Pjesë e këtij suksesi janë të gjithë.

Përveç aktorëve, që publiku i sheh dhe i njeh, janë një grup akoma më i madh nga prapa, i cili ka punuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe unë i falenderoj, i përulem me shumë respekt nga i pari deri tek i fundit. Respekte çuna dhe goca, ishte një kënaqësi të punoja me ju.

E megjithatë, unë gjithmonë kam qenë gjithmonë tipi, që shoh përpara duke mos harruar kurrë të kthej kokën mbrapa për të parë se nga kam ardhur dhe duke e shfrytëzuar këtë përvojë për të bërë gjëra të bukura duke dhënë më të mirën në skenë. Kështu vjen ky moment, që duhet parë çfarë vjen përpara dhe ajo që vjen është akoma më e rëndësishme se e kaluara.

Bashkë me stafin po nisim një rrugëtim të ri në një tjetër TV. Për mua është një rikthim dhe sigurisht përgjegjësia për të bërë diçka të mirë dhe të suksesshme është e madhe. Me ndihmën dhe përkrahjen e publikut jam i bindur se do ja dalim të vëmë një tullë të re në karrierën tonë dhe sigurisht në përvojën televizive shqiptare. /albeu.com/


Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Kapni trenin e Maqedonisë, mos thoni pastaj se nuk na do Evropa
Godet Kreshnik Spahiu: Rama është më i zi se 600.000 sirianë
I nxjerrin foton me Veliajn, qytetarët masakrojnë Erion Isain (FOTO LAJM)
E bëri drejtor Rama, Erion Isai i përgjigjet Zenelajt e sulmon Ndrenikën
A do të jetë rivali i Veliajt për Tiranën? Flet imami Elvis Naçi

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media