Home Shqipëri
Meteorologët grekë japin alarmin: Shi dhe përmbytje në Greqi dhe disa zona të Shqipërisë
Meteorologët grekë kanë dhënë alarmin për një përkeqësim të motit duke filluar nga dita e sotme deri të dielën.

Shumë zona të Greqisë pritet të përballen me shtrëngata të forta shiu dhe përmbytje, por në hartat e publikuara prej tyre spikasin edhe dy zona në Shqipëri ku parashikohet të bien reshje të dendura shiu, raporton Albeu.com.

Shira të dendur në Shqipëri parashikohen në luginën e Vjosës si edhe në zonën Përrenjas-Librazhd-Gramsh ku pritet të bien 10-15 mm shi.

Ndërkohë meteorologët shqiptar kanë parashikuar ulje të temperatuarave gjatë ditës së sotme dhe në fundjavë.

Me mot të keq është duke u përballur edhe Serbia ku zona të tëra janë nën pushtetin e ujit dhe reshjeve të dendura të breshërit.

Alarmi për përmbytje është dhënë gjithashtu edhe në zonën e Trakisë në Turqinë Perëndimore. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kujdes, shqiptarët të mos i përdorin këto antibiotikë
INTERVISTA/ Zbardhet dëshmia e Balilit, si fshihej nga policia dhe ku ndodhej ai
Rrëfimi suprizë i Balilit për Sali Berishën
Familja shqiptare trazon Islandën, a duhet të dëbohen pavarësisht vajzës
"Luftë" në Tiranë, dëgjohen të shtëna me armë

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media