Home Shqipëri
Meta zbulon takimin 30 minutësh me Ramën në Presidencë
Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka zbardhur detajet e takimit që ndodhi mbrëmjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama.

Pas një takimi që ka patur sot, Meta ka deklaruar për mediat se në takim është diskutuar për negociatat me Greqinë.

"Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa cështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv.

Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtjeshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo cështje.

Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar.

Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit", tha Meta. /albeu.com/

Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Përgatituni, në këto zona priten reshje bore nesër
Shkundet Shqipëria, ku ranë tërmetet e njëpasnjëshme
Tronditet përsëri Fieri, motoçikleta përplas rëndë 2 vjeçaren
Kthehej nga Anglia, burrelsit i sekuestrojnë mijëra paund në Durrës
Tronditet Fieri, makina përplas dy gra në trotuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media