Home Shqipëri
Kishin pushtuar plazhin me shezllone, konflikt në mesnatë mes policisë dhe pronarëve të lokaleve
Policia Bashkiake e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarrë një aksion gjatë natës duke bllokuar mbi 1 mijë shezlone dhe çadra pa leje në hapësirën publike në vijën bregdetare në Velipojë të Shkodrës. Në operacion kanë qenë 150 forca policie.

FNSH ka kontrolluar disa biznese, ndërsa gjatë sekuestrimit të shezloneve ka hasur qëndresën e pronarëve të bizneseve të cilët nuk kanë pranuar t’i dorëzojnë objektet.

Njëri nga personat që është konfrontuar me policinë ka qenë edhe Nikoll Marku, i cili ka qenë ish-kryetari i komunës i Velipojës, pasi policia bllokoi disa shezlone të biznesit të nipit të tij.

Në krye të operacionit ishte drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati dhe n/ drejtori ndërsa Nikoll Marku e ka akuzuar se kishte ardhur me urdhër politik, por ai u shpreh se mbërriti në Velipojë me kërkesë të bashkisë së Shkodrës për ta mbështetur.

"Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë", - tha drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati

Pas debateve policia ka sekuestruar shezlonet, ndërsa operacioni do të vijojë edhe në biznese të tjera, që kanë zënë hapësirën publike në plazhin e Velipojës.

Debati në Velipojë gjatë natës për bllokimin e shezloneve

Nikoll Marku: Bashkia nuk është këtu, duhet të vijë bashkia përpara. O vëlla ju keni ardhur politikisht për të na rënë, ne partisë Demokratike, 50 vite kemi duruar, edhe 500 vite durojmë, edhe një vit durojmë, prapë se prapë do të jemi ne këtu, po ju?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Në këtë moment do të vijnë bashkia, kemi ardhur për t’i mbështetur, ja do i marr tani në telefon

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Kemi bërë një marrëveshje për t’i paguar të gjitha taksat

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Ju mendoni se kam ardhur për qejf këtu, mua më ka sjellë bashkia këtu

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Është terrorizëm të vish me armë këtu

Nikoll Marku: Ti ke ardhur politikisht, këtu të vijë kryetarja, ke ardhur gabim, nuk fillohet në mes, por mare

I afërm i Markut: Unë kam nënshtetësinë shqiptare edhe për pak ditë, a mendoni se të gjithë këta kriminelë i kanë vendosur sot çadrat, nëse ju më jepni këtë përgjigje?

N/ drejtori i Policisë Shkodër: Këtë zgjidhe me shtetin

Nikoll Marku: Po kush është shteti këtu? Ju jeni shteti

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po jemi duke punuar more burrë, nëse e bëni këtë veprim në maj dakord

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Unë do të bind ty, se jam në kohën e duhur. Ti i ke me gjak dhe me i mbajt me gjak dhe do të jesh njeri i respektuar nëse zbaton ligjin, nëse nuk e zbaton...

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Ligjin e kam zbatuar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Po nëse keni zbatuar ligjin pse i mblodhët?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): I mblodha pasi e di se kush jeni ju

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Zoti Nikoll ka përfunduar koha, që unë unë apo ti të detyrojmë pa ligj, ka një kohë, unë veproj vetëm me ligj

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po në 2 të natës vjen policia

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Ne kemi autorizim, shko ankohu ku të duash, ti ke hallin a do të jetë bashkia

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Po bashkia nuk ka ardhur

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse jeni të paqartë, posta e policisë është atje, ju pres atje, ju që i keni sjellë këta njerëz

Nikoll Marku: Këta janë komshinj, janë turistë

Një qytetar: Ne jemi mbledhur për ditëlindje

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Edhe 100 të tjerë. Por pronari kush është?

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Unë jam

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nëse je i paqartë, të të sqaroj në polici

Pronari i lokalit (nipi i Nikoll Markut): Nëse do të më arrestosh vij që tani, por nuk ke se cfarë më sqaron, a duhet të më sqarojë bashkia mua?

Nikoll Marku: Keni ardhur gabim, ku është bashkia? Që jeni në mbështetje të saj?

Tregtar: Nuk jam njoftuar si tregtar, kam bërë kërkesë që në 15 maj, por deri sot 11 korrik, asnjë nga bashkia e Shkodrës nuk ka ardhur, sivjet ma kanë zënë, nuk jam as i butë, por as i egër, ma kanë zënë me forcë, kryebashkiakja nuk ka ardhur për ta liruar

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Për këtë punë kemi ardhur

Tregtar: Po unë jam dëbuar, sot duhet të ishte një përfaqësues i bashkisë së Shkodrës këtu

Drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati: Nuk është ky fundi, por fillimi, kemi ardhur për të liruar hapësirat publike që ushtrojnë aktivitet biznesi dhe të plotësojnë dokumentacionin në konform ligjit. Në kemi ardhur në funksion të një procedimi penal në bashkëpunim me prokurorinë. Edhe 100 vjec ti, këta zotërinjtë bëjnë mirë të shkojnë të flenë se do të vijojmë punën tonë.

Ndërkohë që gjatë debatit të policisë me pronarin e biznesit, nipin e Nikoll Markut, një familjare e tij ka kaluar një gjendje te fikti, por që është stabilizuar shpejt, pasi iu dha ndihma e parë. /report tv/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
E RËNDË/ Aksidenti i autobuzit me makinën, humb jetën 25-vjeçari
Ilir Meta, mes Presidentit dhe liderit politik!
Autobuzi me nxënës përplaset me makinën, ka të plagosur rëndë
Panairi i Librit 2018, “Ciklopi” merr çmimin për krijimtarinë origjinale më të mirë
U arrestua sot në Elbasan, Enver Çapja u vu nën hetim prej makinave luksoze

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media