Home Shqipëri
Brigada e ëmbëlsirave merr emrin e Enver Hoxhës, si talleshin bullgarët me diktatorin
Studiuesi Hasan Bello ka postuar këtë herë, një dokument ku tregohet për një brigadë bullgare ëmbëlsirash që mban emrin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha.

Kjo brigadë njoftonte rezultatet shumë të larta, të cilat sipas dokumentit vinin prej emrit të diktatorit.

Postimi i Plotë:

“Brigada bullgare e fabrikes se embelsirave “Enver Hoxha”
14 shtator 1951

Me rastin e 9 shtatorit, festes kombetare bullgare, drejtuesi i brigades “Enver Hoxha” ne fabriken e embelsirave ne Sofje, “Liljane Dimitrova”, Stefan Paskov, i shpreh kenaqesine diktatorit shqiptar se brigada qe mbante emrin e tij, kishte fituar vendin e pare.

Kjo, pasi brigada ne fjale, kishte tejkaluar normen 170%. Ai i premton diktatorit shqiptar se do te perpiqeshin te mbanin lart emrin e brigades si nga ana kuantitative dhe kualitative.

Pervec ironise se emrit te nje brigade embelsirash me ate te nje diktatori nga me monstruozet te lindjes komuniste, te propagandes se proletariatit deri ne kufijt e marrezise, duhet theksuar qe letra te tilla qe vijne nga jashte jane te rralla.

Ndersa e kunderta, letrat e brigadave shqiptare, me emra shtetesh dhe diktatoresh te ndryshem, jane te shumta. Kjo tregon se shkalla e servilizmit ndryshon/te nga nje shoqeri ne tjetren...edhe ne kushte te tilla, kur regjimet diktatoriale ta imponojne overdozen e servilizmit! /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
"Shembe edhe kryeministrinë, bëje me xham", Rama i përgjigjet ironisë së Fevziut
Akuza e rëndë, në Llakatund u gjet një njeri me kokë të prerë
Ndërron jetë ish-deputeti i qarkut të Elbasanit
Nga sarajet e Sulltan Sulejmanit tek dhomat e Hyrremit, si do t'i bindë Rama gazetarët që Air Albania është "top" fare
Babai i vrau të dashurin, vajza kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media