Home Shqipëri
613 kg e kokainës në Durrës, sekuestrohen milionat e kompanive të përfshira
Kapja e 613 kg kokainë në portin e Durrësit shkaktoi zhurmë jo vetëm për sasinë rekord të drogës, por edhe për përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës se kush ishte përgjegjës për këtë sasi droge.

Një sasi e konsiderueshme parash është sekuestruar nga Task Forca Speciale e Forcës së Ligjit, në dy kompani bankare pas sasisë prej rreth 613 kokainë kapur në Portin e Durrësit në fund të shkurtit.

“Në vijim të hetimeve për asetet me burim kriminal, pas operacionit ‘Last Snoë’ ku u sekuestruan 613 kg kokainë në Portin e Durrësit disa muaj më parë, Task Forca Speciale bëri sekuestrimin e llogarive bankare në emër dhe për llogari të subjekteve ‘Arbri Garden’ shpk dhe ‘Ecoalmax’ shpk, njoftoi Policia.

“Vlera totale e sekuestruar është rreth 38 mijë dollarë dhe mbi 10 milion lekë (të reja), që dyshohen si të përfituara nga aktiviteti kriminal i shtetasve të ndaluar nga Policia.

Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit’, po vijon hetimet intensive për këtë grup të dyshuar që operonte në fushën e trafikimit të drogave të forta”, shtuan të njëjtat burime. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
E mori Rezarta në punë, si doli nga burgu Ermal Hoxha
Vrava gruan, të vras edhe ty! Dëshmon shoferi që largoi nga vendi i krimit Fadil Kasemin
Rama i jep fund: Teatri prishet, ndërtohen kullat
Kur Basha donte t'i jepte Veliajt Teatrin në mes të Tiranës (FOTO LAJM)
Renditja e FIFA-s, Shqipëria e Kosova fitojnë vende

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media