Home Shqipëri
Operacion në tri drejtime me policë e qenë, për kapjen e masakruesit të Selenicës
Operacioni për kapjen e Ridvan Zykajt ka nisur të konkretizohet në tri drejtime.

Mësohet se forcat e policisë, RENEA dhe FNSH kanë rrethuar fshatin që prej disa orësh për të bërë të mundur kapjen e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pak pasi ekzekutoi me kallashnikov të afërmit e tij, pjesë e një trungu familjar. Por 24-vjeçari favorizohet nga fakti se e njeh shumë mirë terrenin në zonën e tij, pasi është edhe bari. Dyshime ka gjithashtu se ai mund të fshihet edhe në ndonjë prej shpellave që ka në këtë zonë, ndërsa errësira e bën të vështirë lokalizimin e tij.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se forcat e policisë kanë hyrë edhe nga krahu i fshatit Roms, si dhe nga krahu i Mallakastrës, ndërsa në përforcim të tyre kanë ardhur edhe FNSH nga Fieri, përveç repartit të RENEA-s.

Sakaq, nuk përjashtohet edhe mundësia që autori të jetë larguar përmes një rruge që të nxjerr edhe në autostradën Levan-Tepelenë.

Në këtë operacion janë mbi 100 punonjës policie që kanë zbarkuar në terren për të vënë në pranga Ridvan Zykajn, autorin e krimit të 8-fishtë në Resulajt të Vlorës.

Përveç forcave të rendit, në terren janë marrë edhe qenë të policisë, për të bërë të mundur gjetjen e të riut.

Viktimat

Demir Zykaj, 75 vjeç (Vëllai i gjyshit të autorit)
Ferie Zykaj, 72 vjeçe, (Gruaja e Demirit)
Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i Demirit)
Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
Ledjon Zykaj 9 vjeç (Djali i Besimit)
Azem Zykaj (Djali i Demirit)
Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit)
Dërgoja mikut në:

Shkruani komentin tuaj!
 
Tenton të helmojë veten, 29-vjeçarja i pi ilaçet ‘me grushte’
Gruaja masakron fizikisht kunatin në Durrës
Del porta nga shinat, zë poshtë 11-vjeçarin në Kavajë
Turqit në Prizren i binden Erdoganit, shesin iPhonët
Banda e 15-vjeçarëve grabit me dhunë në Durrës dhe bën për në spital dy të rinj nga Tirana

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media