Home Shqipëri
ZYRTARE/ Kush është i vrari dhe tre të plagosurit nga masakra në Mat
Policia ka ndryshuar versionin e ngjarjes në Mat duke raportuar se bëhet fjalë për një të vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi me armë të ndoddhur pak minuta më parë në rrugën Shëlli-Burrel, ku një person qëlloi me armë ndaj punonjësve të Bashkisë Mat.

Mësohet se viktima është Mentor Hoxha, 36-vjeç. Ndërsa të plagosurit janë Hamit.B, banor i zonës dhe Erzen Aliaj 49 vjeç, gjithashtu punonjës i Bashkisë.

Policia konfirmon se bëhet fjalë për tre të plagosur, por emri i të tretit nuk është konfirmuar ende.

Njarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli, dhe raportohet se viktimat kishin shkuar në zonë për të hapur një rrugë.

Mësohet se një person ka kaluar fillimisht aty duke pyetur ata se si mundej që të takonte kryetarin e Bashkisë së Matit, por më pas është kthyer duke i qëlluar me armë.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Forca te shumta policore në ndjekje të tij

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.




Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Ditë e zezë në Shqipëri, 3 persona tentojnë të vetvriten
A mund të ndryshohet sistemi TIMS me Photoshop? Demokrati thumbon Ballën
Shko q*u! Rama reagon me tërbim në Twitter (FOTO LAJM)
Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë, zjarri i madh përfshin Shkodrën
Policia e Tiranës bën bilancin javor, kaq shoferë janë arrestuar

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media