Home Shqipëri
Balla: Dhëndri i Berishës më rrahu në sy te gruas
Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka rikujtuar edhe një herë një incident të ndodhur disa vite më parë mes dhëndrit të Sali Berishës dhe tij.

Pas kësaj ngjarje, Balla e hodhi në gjyq Malltezin nga ku mori edhe një dëmshpërblim.

Taulant Balla u shpreh:

Procesi në Itali bën fjalë për një akt të turpshëm të degjenerimit të familjes së Berishës, dhëndri i Saliut më goditi në prezencë të bashkëshortes dhe dje gjykatësi italian nuk pranoi ofertën e dhëndrit të Saliut për të paguar para ndaj meje për dëmin e shkaktuar, se këta janë mësuar paguajnë para për “Babalen”, kunatin e “Babales”. Dje gjykatësi vendosi që oferta 2 mijë euro të mos pranohej".
Kujtojmë se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2016, në aeroportin "Leonardo Da Vinci" në Romë, ku dy figurat e njohura politike janë hasur dhe përplasur mes tyre në të njëjtin aeroport.

Me të mbërritur në Shqipëri, Balla e ka kallëzuar në aeroportin e Rinasit dhëndrin e Berishës, duke u shprehur se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Në atë kohë, Balla ka thënë:

"Malltezi ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje. Ngjarja ndodhi teksa po prisja avionin në aeroportin ‘Da Vinci’ në Romë. Aty jam qëlluar me grushte e shkelma nga Malltezi. Kam qenë me gruan time”. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Shko q*u! Rama reagon me tërbim në Twitter (FOTO LAJM)
Kërkohet ndërhyrja e ushtrisë, zjarri i madh përfshin Shkodrën
Policia e Tiranës bën bilancin javor, kaq shoferë janë arrestuar
Shoku i Ervis Martinit duhej të ishte në gjyq, por lëvizte i lirë në Bllok ku u plagos
Mik i Khabibit, "bisha" shqiptare i UFC lajmëron përballjen e ardhshme

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media