Home Shqipëri
"Sherr për Xhisielën në komisariatin e Fushë Krujës"
Zhvillime të reja kanë ndodhur në komisariatin e Fushë Krujës, që nga denoncimi i Xhisiela Malokut për përndejekje nga Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar denoncimin e një polici, i cili shprehet se në Komisariatin e Fushë Krujës ka plasur sherri.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet:

“Mirëdita z.Berisha, jam polic. Desha t’ju informoj se dje, më datë 10, në rajonin e Policisë së Fushë Krujës, erdhi një ekip kontrolli i SHKÇB dhe ka kontrolluar librin e shërbimeve të policëve të rajonit dhe procesverbalet e disa ngjarjeve në qytetin e Fushë Krujës, përfshirë rastin “Xhisiela” e për këtë ka pasur debat e ofendime, sharje banale gjer dhe shtyrje me grupin e kontrollit, pasi nuk është pranuar oferta e SHKÇB dhe për nga sa flitet brenda rajonit të Policisë Fushë Krujë, tritoli i hedhur në shtëpinë e mamasë së Xhisielës e të prindërve të saj, Ram Muça në Larushk, është një lojë e lojtarëve me krime në kurriz të familjes Rraja dhe Ramazan Rrajës, djalit të Xhelal Rrajës, i kujdesur për telenovelën “tritolin e hodhi opozita” e krimet 28-vjeçare të familjes Rraja, vrasje, trafik droge e dhunime e përdhunime të quhen akuza politike.”
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kush janë 33 kriminelët më të kërkuar në Lezhë, mes tyre edhe një grua (FOTO LAJM)
"10 mijë euro për të marrë gradën komisar, si u favorizuan kandidatët"
Si u fsheh ndalimi i Panajot Barkas, futi në Shqipëri 20 libra për "Vorio Epirin"
Investimi i UKT-së, rrjet i ri i kanalizimeve në rrugën “Ali Shefqeti”
Rama nuk heq dorë nga dialogu: Ose do vdesim të gjithë së bashku, ose… (FOTO LAJM)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media