Kapet autori i masakrës në Mat, ku ishte fshehur
Mati është tronditur pasditen e sotme nga disa të shtëna armësh në fshatin Shëlli ku mbeti i vdekur një person dhe u plagosën tre të tjerë.
Njoftimi i plotë i policisë.
Kapet në kohë rekord nga Policia autori i ngjarjes në fshatin Shëlli.
Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.
Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.
Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.
Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie. /albeu.com/