Home Shqipëri
Emri, ndërron jetë në spital i plagosuri i dytë i masakrës së Matit
Ka ndërruar jetë në spital edhe i plagosuri i dytë nga masakra në Mat duke e çuar në dy numrin e personave të vdekur.

Mësohet se Erzen Aliaj, i plagosur me plumb në kokë në fshatin Shëlli ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Më parë policia kishte konfirmuar se fillimisht kishte mbetur i vrarë në vend Mentor Hoxha dhe ishin plagosur edhe dy persona të tjerë.

NJOFTIMI I POLICISË
Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat

Forca te shumta policore në ndjekje të tij

Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.

Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.

Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.

Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

Forca të shumta policore janë në ndjekje të autorit.




Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Leri përpëlitjet o delenxhi", Rama sulmohet keq pas deklaratës
Nuk e dogji mandatin, deputeti i PD tregon arsyet e "tradhtisë"
"Është budalla apo bën vetë"? Analisti nuk kursehet ndaj Ramës
Ngjela "tërbon" Kryemadhin në studio: Nuk i keni djegur mandatet
Kryebashkiaku Veliaj pret në takim homologun e tij maqedonas, Petre Shilegov

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media