Home Shqipëri
Audiopërgjimi, Babalja arrestohet në Kosovë
Dëshmitari X, Albert Veliu është arrestuar në Kosovë.

I njohur ndryshe si Babalja, ai është arrestuar në Prishtinë, në qendrën e azilit dhe u dërgua në paraburgim.

Për Albert Veliun është marrë masa "Arrest me burg", pasi mbi të rëndon akuza për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërsa akuza e dytë me kalimin e “Babales” nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Suprizon moti, çfarë pritet të ndodhë sot
Transportoi 2 shqiptarë në Angli, kapet 24-vjeçarja nga Letonia
Dalin pamjet, si u kapën nga Njësia Speciale 2 personat që dyshohet që eleminuan Oliver Ivanovicin (VIDEO)
Albin Kurti: Në takimin e parë me Edi Ramën do flas për "Shengenin Ballkanik" (VIDEO)
Media e madhe italiane me shkrim fantastik për "Dardanët": Fabula e Kosovës, nga lufta deri tek ëndrra për "Euro 2020"

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media