Home Shqipëri
Vrau me bukë në gojë tre persona, kryetari i bashkisë tregon detajet tronditëse
Eshtë kthyer në masakër, ngjarja e ndodhur në Mat, ku kanë gjetur vdekjen 3 persona dhe është plagosur një person.

Ngjarja që ndodhi në Shillë të Matit, u krye nga Kujtim Hoxha.

Por autori sipas Kryetari i Bashkisë Mat, ka qenë në gjendje të dehur.

Ai la të vrarë tre prej tyre teksa hanin drekën në orarin e pushimit në lokalin në qendër të fshatit, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Kryetari i bashkisë së Matit, Nezir Rizvani tregon për Neës24, se për lajmin tragjik u njoftua nga brigadieri. “Për ngjarjen më njoftoi brigadieri në telefon. Brigadieri më tha që ‘na vranë duke ngrënë bukë’, - tregon ai.

Sipas tij, nuk ka pasur konflikt mes palëve sa i përket punës së bashkisë për rikonstruksionin e rrugës që ishte kthyer në pengesë për banorët për shkak të degradimit të saj, por se autori sipas tij ka qenë në gjendje të dehur.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Leri përpëlitjet o delenxhi", Rama sulmohet keq pas deklaratës
Nuk e dogji mandatin, deputeti i PD tregon arsyet e "tradhtisë"
"Është budalla apo bën vetë"? Analisti nuk kursehet ndaj Ramës
Ngjela "tërbon" Kryemadhin në studio: Nuk i keni djegur mandatet
Kryebashkiaku Veliaj pret në takim homologun e tij maqedonas, Petre Shilegov

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media