Home Shqipëri
Kishte lidhje martesore? Dyshimet e para për 48 vjeçarin që u vra në Lushnjë
Një 48 vjecar është vrarë mbrëmjen e së martës vetëm 100 metra para se të mbërrinte në banesë.

Shtetasi Qamil Halla nuk njihet si person me precedent penal dhe me profesion ishte fermer.

Deri tani dyshohet për disa pista kryesore.

Një prej tyre lidhet me postin që Halla ka mbajtur dhjetë vjet më parë si kryetar i fshatit në Shegas, atëkohë pjesë e komunës Golem në Lushnjë. Kjo, pasi mund të ketë ndërhyrë për zgjidhjen e një ndonjë konflikti pronësie mes fermerëve të fshatit.

Por nuk përjashtohet as fakti se Halla mund të jetë vrarë për shkak të rivalitetit, pasi ai merrej me bujqësi dhe tregti.

Ndërkohë policia ka ngritur si pistë edhe faktin se viktima mund të ketë pasur marrëdhënie jashtëmartesore, por që nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë cështje. /albeu.com/
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
"Tahiri po blen shtëpi me tokë në periferi të Tiranës”
Paketa anti-shpifje, Rama përmend fëmijët dhe sulmon mediat
Komandot e Shqipërisë dhe FSK vlerësohen maksimalisht mes 160 vendeve të botës (FOTO LAJM)
U katandis me paterica, Rrahman Rraja tregon arsyen
Vodhën studimin dhe e publikuan si të tyrin, kërkohet dorëheqja e zv.ministrit dhe deputetes

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media