Home Shqipëri
"Do të vriten politikanë të rendësishëm"
Avokati Spartak Ngjel i ftuar në “360 Gradë” në Ora News bëri një deklaratë të fortë duke thënë se në Shqipëri do të ketë vrasje të karakterit politik.

Ngjela: Të gjithë keni qenë në unison bashkë me politikën. Do të shikoni që do të fillojnë atentatet, bashkë me vrasje të karakterit politik. Sa më shumë të rritet kurba e frikës. Unë di si ka ndodhur në botë.

Psikika kriminale është e barabartë në botë. Çfarë ka ndodhur kur ka qenë politika e lidhur me krimin e organizuar. Do ndodhi që politika mund t’i drejtohet krimit të organizuar për të goditur subjekte të caktuara për të krijuar frikë. Do të ndodhi, mbajeni mend. Do të keni ndihmën e FBI-së?

Nuk e di! Por ma ha mendja që ata janë më profesionist se sa unë dhe e kanë parashikuar këtë gjë, sepse krijon destabizilim. Krimi krijon destabizilim, jo krimi i pa njohur. Këta të korruptuarit e të dy krahëve duan destabizilim? Po e duan, vuajnë. Pse e duan? E duan që të largohen sepse nuk shpëtojnë dot nga kjo reformë. Atëherë, jemi përballë bashkëpunimit të dy segmenteve për të goditur reformatorët nuk e dimë! Pyetja tjetër; ai ngrihet dhe thotë do të bëjë grusht shteti. E ka thënë Saliu. Ai është shefi.

Grusht shteti pa kolonel dhe gjeneralë nuk kemi parë. Ai flet kot. Kujt i drejtohet? Segmenteve të pa përgjegjshme. Jo vetëm këtu, por edhe në Kosovë kërkojnë destabilizim. Do kemi destabilizim? Unë them jo, sepse forcat ndërkombëtare nuk e lejojnë.

Në të dyja krahët ka segmente korrupsioni, kush më pak dhe kush më shumë. Po the që në një shtet ka korrupsion, korrupsionin e drejton kryeministri. Doni fakte? Kundërshtari im, Berisha kur ishte President absolut nuk lejoi korrupsionin, nuk morën asgjë ata. Erdhi pastaj e bëri detin kos.

A ka korrupsion, e di kryeministri! E bën ai.

Vijmë tek mbrojtja e tyre, se deri tani është e gjitha zvarritje.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nën mëshirën e plumbave, stërvitja e vështirë e gardistëve shqiptarë (VIDEO)
Përmendi djalin dhe desh qau në studio, Rama sqaron deklaratën e bujshme
Skandali, cilat media shqiptare janë paguar nga Greqia
VOA plas bombën, garë e manipuluar në koncesionin e karburanteve
Njihuni me Dianën, shqiptaren që lindi femër por jetoi tërë jetën si burrë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media