Home Shqipëri
Pas domateve, Greqia bllokon edhe specat shqiptare me helme
Autoritetet greke kanë bllokuar në Pire një sasi me speca nga Shqipëria, të cilat u konsideruan të papërshtatshme për konsum. Analizat laboratorike treguan se specat kishin përmbajtje të pesticidive më të lartë se norma e lejuar, raportojnë mediat greke.

Bëhet fjalë për një ngarkesë prej 708 kilogramë speca, të cilat u bllokuan dhe u shkatërruan sipas legjislacionit grek.

Sipas një deklarate të autoriteteve përkatëse të Pireut, do të vazhdojnë kontrollet e ushqimeve për t’u siguruar që janë në përputhje me normat e lejuara, shkruan shtypi vendas.

Mediat greke nuk kanë bërë me dije të dhëna të tjera rreth ngarkesës shqiptare me speca, që kishte përmbajtje të lartë të pesticideve.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Nën mëshirën e plumbave, stërvitja e vështirë e gardistëve shqiptarë (VIDEO)
Përmendi djalin dhe desh qau në studio, Rama sqaron deklaratën e bujshme
Skandali, cilat media shqiptare janë paguar nga Greqia
VOA plas bombën, garë e manipuluar në koncesionin e karburanteve
Njihuni me Dianën, shqiptaren që lindi femër por jetoi tërë jetën si burrë (VIDEO)

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2018 Albeu Online Media