Home Shqipëri
Gjykata e Prishtinës nuk ia "var" Shqipërisë, Babalja lihet i lirë
Dëshmitari X, Albert Veliu është arrestuar ditwn e djeshme në Kosovë.

I njohur ndryshe si Babalja, ai është arrestuar në Prishtinë, në qendrën e azilit dhe u dërgua në paraburgim.

Por mesa duket Gjykata e Prishtinës ka vendosur që të lirojë këtë të premte nga masa e arrestit Albert Veliun, i njohur për publikun si “Babalja”, konfirmoi për mediat avokati i tij në Prishtinë.

Në seancën e sotme gjyqësore, gjykata nuk e pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për mbajtjen nën arrest të Babales, pasi për shtetasin në fjalë vijojnë ende procedurat për azil, shpjegoi avokati.

Për Albert Veliun është marrë masa "Arrest me burg", pasi mbi të rëndon akuza për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.

Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ndërsa akuza e dytë me kalimin e “Babales” nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.
Dërgoja mikut në:
Shkruani komentin tuaj!
 
Kryemadhi: Shumë shpejt shqiptarët do të mbetetn pa rroga
"Nuk ka ndarje, jemi një komb", Vedat Muriqi: Nuk kam marrë kurrë ftesë nga Kombëtarja shqiptare
Kryeministri i Holandës: Shqipëria, "JO" e madhe
Ngjela sfidon Francën për negociatat: I vogli Macron nuk i bën dot gjë Shqipërisë
Mediat italiane: Franca vë veton kundër çeljes së negociatave

Shqipëri Kosovë Maqedoni Sport Showbiz Argëtim Lifestyle Teknologji Auto Ekonomi Bota Video Lajme Foto Lajme English News
© 2003 - 2019 Albeu Online Media