U la i lirë në Prishtinë, del fotoja e Babales pas vendimit
Ditën e sotme Gjkata e Prishtinës ka vendosur të lërë të lirë Albert Veliun.
I njohur ndryshe si Babalja, për Albert Veliun është marrë masa "Arrest me burg", pasi mbi të rëndon akuza për veprat penale “Kallëzimi i rremë” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.
Akuza e parë lidhet me rolin e tij në audio-përgjimin që u akuzua se implikon në trafik droge vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Ndërsa akuza e dytë me kalimin e “Babales” nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë pas lirimit, në rrjet ka qarkulluar një fotografi e dëshmitarit X. /albeu.com/